Granit Rugova ka shpallur kandidaturën për të qenë president i ri tek KB Prishtina.
Ai ka bërë të ditur se ndien obligim moral për të marrë përgjegjësi dhe për të shprehur publikisht vullnetin e tij për të kandiduar për pozitën e kryetarit të klubit Prishtina, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas tij, kjo nuk buron nga ambicia personale, por nga bindja se posedon njohuritë, përvojën dhe energjinë e nevojshme për ta menaxhuar klubin në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale.
Reagimi i tij i plotë:
“Sot, e ndiej obligim moral te marr pergjegjesi dhe ta shpreh haptas vullnetin tim per te pretenduar per poziten e kryetarit te klubit te zemres. Jo per ambicie personale, por sepse besoj se kam njohurite, pervojen dhe energjine per ta menaxhuar mire klubin dhe, bashke me PLISAT, qytetaret e PRISHTINES dhe te gjithe dashamiret e klubit, ta cojme klubin aty ku e meriton.
PRISHTINA ka qene pjese e pa ndarshme e jetes time qe nga pas lufta. Ne kete klub jam rritur si basketbollist, si sportist dhe si njeri. Kam perjetuar fitore, sfida dhe momente historike qe me kane mesuar cfare do te thote pergjegjesia ndaj fanelles dhe qytetit.
Pas karrieres si lojtar, vazhdova kontributin tim ne udheheqjen e sportit, ne Federaten e Basketbollit te Kosoves dhe me pas si Drejtor i Sportit ne Komunen e Prishtines. Kjo pervoje me ka dhene nje pamje te qarte se si duhet te udheheqet nje klub i madh, me vizion, stabilitet dhe transparence.
Prishtina nuk eshte thjesht klub sportiv.
Eshte identitet i kryeqytetit.
Eshte krenari qytetare.
Kjo eshte thirrje per bashkim.
Per pune te ndershme.
Per vizion te qarte.
Per PRISHTINEN.
Kthimi ne rrugen fitoreve dhe kupave.
Bashke mundemi dhe do t’ja dalim”
/GazetaBlic Sport/