Sporti

Ronaldo kualifikoi Juventusin, Real Madrid përfiton shpërblimin financiar

03/15/2019 08:00
nga:M K

Tregolëshi vendimtar që Cristiano Ronaldo realizoi ndaj Atletico Madrid, jo vetëm që kualifikoi Juventus për në çerekfinalen e Champions League, por gjithashtu gjeneroi një shumë të konsiderueshme parash për ish-skuadrën e tij, Real Madrid.

Rezultati në favor të bardhezinjve, i vendosur falë performancës unikale të CR7, ka një impakt financiar të ndjeshëm për Los Blancos, falë edhe metodës së përdorur nga UEFA në shpërndarjen e parave shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Shpërblimi financiar në Champions League bëhet bazuar në një shpërndarje proporcionale të vlerës së çdo të drejte televizive, e njohur si pishina e tregut, dhe përfaqësohet nga klubet pjesëmarrëse. Pastaj, ka edhe benefite të tjera financiare kur ecet përpara në kompeticion.

Skuadrat spanjolle marrin rreth 15% të shumës totale, që pastaj u shpërndahet skuadrave bazuar në pozitat e tyre në klasifikimin e La Liga, të sezonit të mëparshëm.

Skuadra e Diego Simeone, u klasifikua mbi Real Madrid sezonin e kaluar, ndaj dhe iu akorduan më shumë para se ekipit rival të qytetit, që u mundën një javë më parë nga Ajax në Bernabeu.

Gjithsesi, tregolëshi i Ronaldos ka lumturuar drejtuesit e Real Madrid, sepse ka reduktuar kështu ndjeshëm hisën e parave që shkon për skuadrën e Atletico Madrid. Referuar raportimeve të “The Sun”, humbja e Atletico, ka bërë që Real Madrid të përfitojë jo pak, por £540,000 më shumë se sa parashikohej.

03/21/2019 23:17

Shikoni për sa minuta e paguan Ronaldon gjobën e UEFA-s