Sporti

Rron Broja: Në Shqipëri futbolli ka më shumë nivel se në Maqedoni e Kosovë!

04/10/2020 01:06
nga:Mergim Rreci

Rron Broja ishte një nga afrimet e mëdha të Partizanit në merkaton e verës së kaluar.

Sezoni i parë me të kuqtë ka rezultuar më shumë sesa pozitiv me Brojën që ka qenë titullar si me Lerdën ashtu edhe me Sormanin.

Në një lidhje me emisionin Fan Zone në Supersport, ai foli për periudhën e karantinimit, për ecurinë e Partizanit në këtë sezon, ndërsa bëri edhe një krahasim mes kampionatit shqiptar, atij kosovar dhe atij maqedonas.

KARANTINA– Është pak e vështirë, pasi kemi një muaj që qëndrojmë brenda dhe nuk stërvitemi në fushë. Po përgatitemi në shtëpi me ekipin online. Rrallë dal për vrap, pasi mundohem të ruaj veten dhe familjen time. Është shumë e vështirë”.

PARTIZANI PARA NDËRPRERJES Nuk ishim në ecuri të mirë. Ndoshta na ndihmon ky pushim që të kthehemi më të fortë dhe të marrim rezultate më të mira. Dëshira e parë është të largohet ky virus dhe t’i kthehem jetës normale. Duam që të kapim kupat e Europës dhe besoj se do t’i arrijmë.

KAMPIONATI KOSOVAR, SHQIPTAR DHE MAQEDONAS– Të tria kampionatet kanë diferenca. Kampionati në Shqipëri është pak më lart, ka infrastrukturë dhe luhet më fort e më shpejt.

KOMBËTARJA E KOSOVËS– Besoj se do kualifikohet në Europian. E meritojnë prej lojërave të bëra. Isha i grumbulluar me Suedinë. Do isha i kënaqur të jem pjesë e Kosovës në ndeshjet e ardhshme.