Ndriçim Sokoli, nga fshati Vilë Bashtovë i Rrogozhinës vrau nënën e tij të moshuar.
Siç bën me dije policia përmes një njoftimi zyrtar, vdekja e 75-vjeçares u raportua ditën e djeshme si vdekje natyrale, shkruan Tv Klan.
Por pas hetimeve dhe ekspertizës mjeko-ligjore, rezultoi se ajo ishte abuzuar fizikisht nga i biri duke marrë dëmtime që i kushtuan jetën.
Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.