Geek

Rrjedhin specifikat e smartfonit të ardhshëm të Nokias

10/29/2017 11:17
nga:Gazeta Blic

HMD Global dhe Nokia janë duke punuar në dy smartfonët e rinj, në smartfnonin jo të avancuar Nokia 2 dhe të avancuar Nokia 9.

Ky i fundit pritet të lansohet në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa Nokia 2 pritet të lansohet gjatë muajit të ardhshëm.

Uebfaqja e njohur AnTuTu tani ka konfirmuar specifikat e spekuluara më parë të Nokia 2.

Nokia 2 do të vijë me procesor Snapdragon 212, 1 GB RAM memorie dhe 8 GB memorie të brendshme, si dhe me kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

Sa i përket çmimit, Nokia 2 do të kushtojë 99 dollarë.