Lajme

Rritje e numrit të rasteve ditore me COVID-19 në Gjermani

09/16/2020 08:29
nga:F K

Gjermania ka publikua raportin ditor me COVID-19.

Gjermania ka shënuar rritje të numrit të rasteve ditore me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 1,901 në 263,663, për dallim nga 1,407 një ditë më parë treguan të mërkurën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me gjashtë në 9,368, tregoi shifra.