Lajme

Rritja e rasteve me Covid-19, a do të mbyllen shkollat? Kjo është përgjigja e Ministrisë së Shëndetësisë

01/21/2022 14:20
nga:Gazeta Blic

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka folur edhe për vijimin e mësimit në shkolla, raporton Gazeta Blic.

Hoti u shpreh se sistemi arsimor do të vazhdojë sipas skenarëve të paraparë më herët për vijueshmërinë e mësimit.

“Sa i përket sektorit të arsimit ekziston udhëzuesi për masat e përkohshme sa i përket COVID-19 i cili zbatohet në fushën e arsimit dhe vendimmarrja nëse një shkollë do të vazhdojë me prani fizike të nxënësve apo me cilindo prej skenarëve që janë në funksion i takon task-forcave të shkollave në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe MASHT, dhe do të jenë edhe më tutje në funksion të tri opsionet të cilat janë zbatuar deri më tani”, u shpreh Hoti.

Konfirmohen masat e reja që hyjnë në fuqi nga nesër