Lajme

Rritja e çmimeve, AAK thërret konferencë

10/28/2021 08:31
nga:M K

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbajë konferencë për medie.

Në konferencë do të dalë kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Konferenca do të mbahet në orën 13:00, në hollin e Kuvendit të Kosovës.

AAK-ja ka bërë të ditur se arsyeja e thirrjes së kësaj konference është inicimi i debatit parlamentar të Grupit Parlamentar të AAK-së, lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve esenciale në vend.

Kurti dhe Murati thërrasin konferencë për medie