Lajme

Rritet numri i të infektuarve, Italia i kërkon ndihmë ShBA’së

03/23/2020 12:12
nga:E Sh

Numri i të prekurve në Itali është rritur sërish: në total, që nga fillimi i epidemisë 59.138 persona janë prekur nga virusi Covid 19 dhe viktimat janë 5.476, 651 më shumë në krahasim me një ditë më parë.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka vendosur të marrë të tjera masa shtrënguese duke reduktuar aktivitetet e hapura. Sipas CNN, Italia i ka kërkuar ndihmë madje edhe pentagonit për të përballuar emergjencën nga koronavirusi.

CNN citon një zyrtar të mbrojtjes amerikane, sipas të cilit, ministria italiane e mbrojtjes ka lëshuar një apel, drejtuar sekretarit të mbrojtjes, Mark Esper, për furnizime me materiale mjekësore dhe sanitare, si maska dhe aparate respiratore. Siç ka pohuar në fakt edhe ministri Luigi Di Maio, janë aktivizuar të gjitha kanalet diplomatike në botë për të siguruar materialet e nevojshme.

Italia në fakt ka ndaluar çdo lëvizje në vend dhe ka mbyllur të gjitha bizneset jo të domosdoshme, në përpjekjen e saj të dëshpëruar për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Masat e përshkallëzuara, vijnë ndërsa vendi është vënë tani dukshëm në qendër të krizës globale, duke lënë pas madje edhe numrin e viktimave në kinë, pavarësisht se kanë më pak infeksione të konfirmuara dhe një popullatë më të vogël. Më shumë se 5500 italianë rezultojnë pozitivë çdo ditë, me moshën mesatare të atyre që humbin jetën 78.5 vjeç. Policia në qytete të ndryshme, kontrollon dokumentat dhe i vendos gjoba personave që kanë dalë pa një motiv të vlefshëm. Njerëzit që dalin të bëjnë pazare, janë të detyruar të presin në radhë të gjata në hyrje për të garantuar që dyqanet të mos mbushen më shumë se c’duhet. Aktivitetet sportive në natyrë janë kufizuar. Dhe siç tha kryeministri italian, kjo është kriza më e rëndë e vendit që nga lufta e dytë botërore./Top Channel

04/05/2020 11:49

“Koha e fundit për të vepruar në veri, agjenturat serbe mund ta shfrytëzojnë situatën”