Sporti

Rriten raportimet për transferimin e Ramos tek Manchester United

12/10/2025 18:55
nga:Mergim Rreci

Sergio Ramos mund të rikthehet në futbollin evropian, me destinacionin e tij të radhës çuditërisht të jetë Premier League.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, ish-kapiteni i Real Madridit ka marrë një ofertë nga Manchester United , menjëherë pas largimit të tij nga skuadra meksikane Monterrey.

Menaxhmenti i “Djajve të Kuq” e sheh mbrojtësin spanjoll me përvojë si një zgjidhje të mundshme për problemet serioze në mbrojtje.

Kthimi i Ramos në Old Trafford do të ishte një nga marrëveshjet më të profilit të lartë në tregun e transferimeve, duke pasur parasysh statusin e tij si një nga legjendat e Real Madridit.

/GazetaBlic Sport/