• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Rrihen”, “Keqtrajtohen”, “Jetojnë në mjerim” – Krasniqi shpërthen: Qeveria Kurti i ka braktisur djemtë e Kumanovës!

12/07/2025 20:44
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për deputet,  Dardan Krasniqi, ka deklaruar se të burgosurit e “Grupit të Kumanovës”, përfshirë vëllain e tij, i njohur si Komandant Malisheva, po jetojnë në kushte të rënda dhe pa asnjë mbështetje institucionale.

Ai tha se grupi nuk është ndihmuar as moralisht, as financiarisht, duke i quajtur përpjekjet e deritanishme “kozmetike dhe të turpshme”.

“Unë i kam vizituar edhe kam qenë përfaqësuesi më i denjë i tyre. Ata jetojnë në kushte të mjerueshme, po janë aq të fortë se janë thjesht një brez kaq i artë. Unë kam thënë shumë herë, si të doni konsideroni, ata janë qytetarë të këtij vendi edhe janë vlerë e këtij vendi, janë trima të mëdhenj. Një ndër thyerjet më të mëdha e imja është me qeverinë Kurti për djemtë e Kumanovës. Grupi i Kumanovës nuk është ndihmuar as përkrah, as moralisht, as financiarisht, as ndjeshmërisht.I kanë bërë disa lëvizje të vogla sa për kozmetikë, po ajo jo që është e pamjaftueshme, por ajo është turp edhe është e papranueshme. Domethënë, grupi i Kumanovës thyerjen më të madhe e ka pasur prej kësaj qeverisje”, tha Krasniqi.

Krasniqi akuzoi qeverinë Kurti dhe qeverinë “Vlen” në Maqedoninë e Veriut për veprim “antishqiptar”.

“Qeveria e Vlenit që ka ndryshuar atje është në linjën antishqiptare. Është në linjën antishqiptare edhe nuk ka tradhti më të madhe se Albin  Kurti me liderët e Vlenit ia kanë bërë Kërçovës. Domethënë, Vleni me ndihmën e Kurtit ja kanë dhënë Maqedonëve, Micovskit, me e udhëheq komunën e e Kërçovës. Për herë të parë Maqedonia që dy vite e fut në funksion fletarrestin ndaj ushtarëve të Kosovës që kanë qenë në pjesën e UÇK-së kombëtare”, shtoi tutje ai.

Ai theksoi se familjarët bartin barrë të madhe.

“Grupi i Kumanovës sot edhe rrihen, edhe maltretohen, keqtrajtohen, nuk reagon asnjë institucion, asnjë gjyqtar shqiptar që nuk reagon. Ata e vuajnë me lëkurën e vet. Ata e vuajnë përdhunimin me lëkurën e vet, familjarët e vuajnë me barrën e vet pjesën e ushqimit edhe s’ti kujna me i trokit. Përveç se nuk ke kujtë me i trokit, s’ke ndjeshmërinë e atij institucioni për të cilin qytetari e ka dhënë votën, po mbas vote e hedh në kosh plehra”, tha Krasniqi.