Lajme

‘Rri mos fol palidhje se i ke do vjet’ –Inflacioni në vend e bën Matoshin t’i kthehet ashpër Gashit

10/07/2024 22:03
nga:G B

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i rritur pensionet prej 20 për qind dhe heqjen e ndalimit të mallrave serbe, ka nxitur reagime të shumta në vend.

Për këto vendim është diskutuar në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10.

Kjo temë ka nxitur debat të ashpër mes panelistëve Halil Matoshit dhe Blerim Gashit.

E gjitha ka nisur pas kritikave që Halil Matoshi ka pas ndaj qeverisë së Albin Kurtit.

Sipas Matoshit, qeveria e Kurtit ka tendencë për ta manipuluar me shifra.

“Populli jonë nuk merret me kalkulime matematiko-ekonomike, por merren ekspertat e ekonomisë të cilët inflacionin e nxjerrin duke pas parasysh edhe ngritjen e çmimeve edhe debalansin tregtar”, ka thënë Matoshi.

“Cilët ekspertë, kush e sjellin ekonominë në ‘kokërr të shpinës’ që të merremi krejt me import”, ka qenë ndërhyrja e Gashit.

Kjo ka nxitur reagimin e Matoshit.

“20 vitet e kaluara, regjimi i kaluar a të kthehemi edhe njëherë aty. Rri bre mos fol palidhje se i ki do vjet”, ka qenë kundërpërgjigja e ashpër e Matoshit.