Lajme

Rrëzohet avioni në Britani, vdes piloti

05/26/2024 09:57
nga:G B

Një pilot ka vdekur pasi një avion Spitfire u rrëzua në një fushë afër një stacioni të Royal Air Force në Lincolnshire, njofton BBC.

Lajmin për vdekjen e pilotit e bëri të ditur RAF, të cilët kërkuan që të respektohet privatësia e pilotit.

:“Me pikëllim të madh duhet të konfirmojmë vdekjen e një piloti të RAF në një aksident tragjik pranë RAF Coningsby sot. Familja e pilotit është informuar dhe kërkojmë që të respektohet privatësia e tyre në këtë moment të vështirë”, shkruhet në deklaratën e tyre, transmeton Klankosova.tv

Princi dhe Princesha e Uellsit ishin në mesin e shumë atyre që i kanë bërë homazhe pilotit, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.