Lajme

Rrëzimi i Qeverisë, lëvizje e papërgjegjshme me shumë përgjegjës: Grenellin, Thaçin, LDK’në

03/26/2020 07:08
nga:E Sh

Florian Bieber, profesori i Qendrës për studime juglindore në Universitetin e Grazit ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, përmes një mocioni të mosbesimit të inicuar nga LDK-ja, edhe vetë pjesë e Qeverisë.

“Lëvizje e papërgjegjshme me shumë përgjegjës: Grenellin, Thaçin dhe shumicën e LDK-së. Do të jetë fitore e Pirros. Aleancës BE-SHBA iu shkaktuan dëme të pariparueshme dhe dyshoj që do të kalojë ndonjë marrëveshje”, shkruan ai në “Tëitter”.

“Koha që BE-ja të ndërhyjë”.