Lajme

Rreziku ndaj teknologjisë amerikane, Trump shpall gjendje të jashtëzakonshme

05/16/2019 00:18
nga:Gazeta Blic

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur gjendje të jashtëzkaonshme për të mbrojtur rrjetet kompjuterike amerikane nga “kundërshtarët e huaj”, raporton BBC.

Ai ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv në mënyrë efektive që i ndalon kompanitë amerikane që të përdorin telekomet e huaja, që besohet se përbëjnë rrezik për sigurinë e SHBA-së.

Trumpi nuk specifikuar ndonjë kompani të huaj rreth kësaj çështje.

Megjithatë, analistët sugjerojnë se kjo i është drejtuar kryesisht ndaj gjigantit kinez, Huawei.

Një numër vendesh kanë ngritur shqetësime se produktet e kësaj kompanie mund të përdoren nga Kina për mbikëqyrje.

Kompania kineze, e cila është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomit, ka mohuar se pajisjet e saj përbëjnë ndonjë rrezik për spiunazh ose sabotim.

Ky veprim është mirëpritur nga Komisioni Federal i Komunikimeve.