Sporti

Rrezikohet Bundesliga, në Gjermani rritet numri i të infektuarve me Covid-19, për të pestën ditë radhazi

05/01/2020 19:20
nga:M K

Autoritetet gjermane duket se po e shohin me pesimizëm vendimin për lehtësimin e masave.

Kjo për shkak se sot, për të pestën ditë me radhë është konfirmuar rritja e numrit të të prekurve me “Covid 19”, përcjell GazetaBlic.

Fillimisht ishte paraparë që Bundesliga të fillonte me 9 Maj, megjithatë, dje, kancelarja Merkel publikoi vendimin që kampionati gjerman nuk mund të rinisë para datës 18 të këtij muaji.

Por, fatkeqësisht, duket se rreziku potencial që sezoni të anulohet ka fillur të rritet ndjeshëm.

Sipas mediave, vendimi për masat do të rishikohet javën e ardhshme, ku edhe pritet të vendoset për futbollin.

Përkundër gatishmërisë së federatave për t’i mbyllur kampionatet në fushën e lojës duke premtuar siguri të lartë dhe pastërti sanitare në vendet ku parashihet t’i zhvillojnë ndeshjet, qeveritë janë ato që japin verdiktin final, me Belgjikën, Holandën e Francën si shembuj konkretë.

/GazetaBlic/

07/30/2020 21:24

Për 4 javë, 303 raste të infektimit në Kosovë u raportuan nga të kthyerit në Gjermani