Lajme

Rreth 55 mijë euro i kushtoi MTI-së një trajnim në Durrës

12/30/2019 21:59
nga:B. D

Qeveria e dorëhequr nuk ka të ndalur duke shpenzuar buxhetin e shtetit.

E karakterizuar si qeveri që harxhoi të gjitha rezervat e shtetit, tani është ministria e udhëhequr nga Endrit Shala që ka shpenzuar mijëra euro në udhëtime jashtë Kosovës, raporton KTV.

Për 3 valë ose grupe shkuarjesh të 89 punëtorëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në bregdetin shqiptar, u shpenzuan rreth 55 mijë euro të buxhetit të shtetit.

Në trajnimin që organizoi kjo ministri në Durrës, për reformën në Administratën Publike, përkatësisht ndryshimet ligjore të Ligjit për Zyrtarët Publikë, vetëm për mëditje u shpenzuan 6 mijë e 552 euro.

Për 89 personat, staf i MTI-së, për akomodim, ushqim, transport dhe trajnim, u pagoi 47 mijë 726 euro nga paratë e taksapaguesve kosovarë.

Në përgjigjen e Ministrisë së Tregtisë, është konfirmuar i gjithë shpenzimi dhe është thënë se ai ka qenë i kontraktuar.

“Organizimi ka qenë i dedikuar në fushën e ‘Reformës së Administratës Publike – Administratës Shtetërore të Republikës së Kosovës/risitë dhe ndryshimet ligjore (Ligji për zyrtarët publikë). Pjesëmarrës në këtë trajnim kanë qenë 89 zyrtarë të ndarë në tri grupe. Organizimi ka qenë i kontraktuar”, ka thënë zyra për Media e MTI-së.

Ky trajnim është organizuar në fillim të nëntorit, në Kompleksin FAFA në Golem, e një grup tjetër ka shkuar disa ditë para tërmetit që ndodhi në Durrës.

Sipas një raporti të Institutit GAP, Qeveria vitin e kaluar ka rritur për më shumë se 3 milionë euro shpenzimet vetëm për mëditje brenda dhe jashtë vendit.

03/22/2020 13:43

Edhe një i infektuar në Durrës, nuk tregoi datën reale të hyrjes në Shqipëri