Opinion

Rreth 4M Group dhe shokut tim Përparim Rama

01/18/2020 16:53
nga:Ballsor Hoxha

Shkruan: Ballsor Hoxha

Deri sot, kosovarët dhe Kosova, është mburrur dhe duhet të mburret me punën e 4M Group e sidomos edhe me projektin e tyre në liqenin e Badovcit. Duhet të mburret me 4M Group si një prej fillleve të vetme të internacionalizimit qytetar të Kosovës dhe Prishtinës si qytet, që e ka bërë ajo me internacionalizimin e projekteve të saj të punuara në Kosovë, të shpërblyera ndërkombëtarisht. Ajo jo vetëm që projekton dhe ndërton, por edhe eksporton prej materialit ndërtimor të Kosovës e deri tek mjeshtëria/dora ndërtuese e Kosovës. Në të vërtetë 4M Group ka eksportuar material ndërtimor nga Kosova në Australi vetëm për të ndihmuar në zhvillimin e Kosovës.

Në anën tjetër, është një gjendje e njohur në psikologji, që i ndodh personave e edhe kolektiveve të keqtrajtuara. Gjë e cila shkakton të shikuarit e botës përmes kësaj gjendjeje, e që është të shikuar të çdo gjëje në bardh dhe zi. Të perceptuar të çdo gjëje si kërcënim, të shikuar të jetës si rrezik.

Kosova është shoqëri, kolektiv dhe vetëdije kolektive e pambrojtur deri në asht, që do të thotë e pambrojtur politikisht, kuluturalisht dhe psiqikisht. Në të vërtetë ajo ka dalë nga totalja e tragjedisë në komplekset e aktuales dhe të bashkëkohësisë, si në perspektivën globale dhe po ashtu në perspektivën lokale.

Në këtë gjendje të të qenit e pambrojtur ajo ka filluar të ndërtoj vetëdijen e saj të të pas qenit e dhunuar, pas luftës , dhe të të qenit e manipuluar po ashtu pas luftës. Në të vërtetë sot vetëdija kolektive kosovare vuan përçarjen dhe kompleksin e dallimit shoqëror, siociologjik, psiqik dhe material dhe politik.

Në të vërtetë çdo gjë është ndërthurur dhe ka mbetur peng e korrupsionit të gjithmbarshëm kolektiv dhe të shoqërisë vetë (kjo si ankth i lirisë së përjetuar o për herë të parë, o pas një tragjedie tejet të rëndë).

Heroi kombëtar me të cilin e përfundon natën kalon në të korruptuarin më të rëndë në mëngjesin e radhës. Ndërmarrja më e besueshme në njërën ditë, në tjetrën kalon në bandë mafioze.

Aq më shumë që Kosova dhe sidomos Prishtina është marrë peng e oligarkëve dhe materialistëve të pamëshirë që kanë kaluar qytetin e Prishtinës posaçërisht, në qytet në metastazë të dezintegrimit.

Në të vërtetë gjendja e sotme e tij njihet në arkitekturë si qytet me kancer (jo klimatik apo ambiental vetëm) por arkitekturor.
Në këtë nën gjendjen nën të cilën gjendet sot vetëdija kosovare, ajo reagon ad hoc. Si reagim i viktimës së dhunuar.

Por edhe si reagim i shoqërisë së papërvojë dhe naive ndaj fenomeneve të reja të aktuales dhe të globales.

Në të vërtetë vetëdija kolektive kosovare është brenda mekanizmit të saj primar mbrojtës dhe çdo gjë e sheh të ndarë në bardh dhe zi.

Në anën tjetër gjendet 4M Group, si kompani e cila jo vetëm që ka ndërtuar arkitekturë në Prishtinë të shpërblyer ndërkombëtarisht, por që ka vazhduar përpjekjen për të ndihmuar Kosovën si në prodhim dhe po ashtu edhe në ndërtim.

4M Group si ndërmarrje e shokut tim Përparim Rama është ndërmarrje e cila vazhdon të eksportoj, prej materialeve ndërtimore, mjeshtërisë ndërtimore, e deri tek shenjat e shpërblyera ndërkombëtarisht të Kosovës në perspektivën ndërkombëtare.

Në reagimin e viktimës – vetëdijes kosovare që është nën gjendjen e lartëcekur dhe po ashtu që është në ndërtim e sipër, në vetëdijesim e sipër edhe kjo ndërmarrje kaloi në të “korruptuar”, brenda një nate të vetme. Në të vërtetë kaloi në “mashtrim”, apo aq më keq në kërcënim të jetës së kolektivit.

Ky është kompleksi edhe i ndëtimit të vetëdijes kolektive kosovare, edhe kompleksi i ballafaqimit të kësaj vetëdijeje kolektive me fenomene të reja dhe bashkëkohore. Ndoshta, të gjithë së bashku duhet bërë atë që ka propozuar vetë 4M Group: të komunikohet ky kompleks në të gjitha refleksionet e tij. Të diskutohet dhe të trajtohet, gjë që jo vetëm do të shthurte kompleksin e kondenzuar, por edhe do të krijonte një hap para të vetëdijes kolektive rreth ndërtimti të vetë saj.

Mbrojtja e Liqenit të Badovcit është obligim primar i çdonjërit të lidhur me atë. Por mbrojtja e Liqenit të Badovcit, në tërë bardh e zinë tonë, në tërë paradoksin e kopleksit në fjalë, mund të bëhet edhe përmes ndërtimit, apo projektimit të 4M Group.

Sado paradoksale që tingëllon kjo, nuk duhet harruar mizerjen në të ciën e kemi sjellë këtë liqen, në pakujdesinë tonë, dhe në rrezikun që i kemi shkaktuar.

Ndoshta duhet lënë hapësirë për dijen dhe përvojën e dëshmuar të 4M Group, gjë që e ka dëshmuar në tërësi dhe në vazhdimësi, që të shpejgoj jo vetëm veten, por edhe mundësitë e këtij projekti.

Ndoshta reagimi ndaj tij, në tërë kompleksin e bashkëkohores, është pikërisht kërcënim dhe lënie nën mungesën e mëshirës së kosovarit të vetë këtij liqeni.