Sporti

Rreth 30 mijë tifozë në stadium | Shkëndija synon fitoren historike sonte në Rumani

07/30/2025 08:39
nga:Lorik J

FCSB dhe Shkendija takohen në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja do të luhet në Arenën Kombëtare në Bukuresht, duke filluar në orën 19:30, me klubin shqiptar që ka avantazh 1:0 nga ndeshja e parë në Shkup, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbi 30,000 njerëz priten sonte në Arenën Kombëtare, sipas zyrtarëve të ekipit vendas.

Tek Shkëndija do të mungojë mesfushori Kamer Qaka, që u ndëshkua me të kuq në duelin e parë.

/GazetaBlic Sport