Lajme

Rreth 200 mijë viktima nga koronavirusi në SHBA

09/16/2020 08:50
nga:Gazeta Blic

Gjashtë milionë e 600 mijë e 337 veta janë infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky virus atje ka marrë 195 mijë e 637 jetë, raporton Johns Hopkins University, transmeton Klan Kosova.

Vetëm gjatë së martës janë raportuar 47 mijë e 685 raste të reja të infektimit me një mijë e 144 raste të vdekjes.

Në këto të dhëna përfshihen 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore tjera amerikane, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.