Fit&Sexy

Rregullat e arta të grimit për femrat mbi moshën 40 vjeçare

03/23/2021 10:06
nga:G C

Pavarësisht atyre që keni dëgjuar më parë, këto janë gjithçka që duhet të dini se si të dukeni elegante në të 40-at tuaja.

Përkundër asaj që mund të keni dëgjuar ose lexuar më parë, nuk ka rregulla të forta për atë tualetin që “duhet” dhe “nuk duhet” të bëni në çdo moshë, shkruan “Living”.

Grimi është një formë e vetë-shprehjes dhe mund të përdoret për të rregulluar paksa tiparet tuaja natyrale, transmeton lajmi.net.

Pasi çdo njeri të dijë këto që u thanë më sipër  duhet gjithashtu të dijë se si të mos bëjë gabime/ Për gratë mbi të 40-tat ekspertët sugjerojnë:

Mos përdorni xixa me shkëlqim: “Një nga gabimet më të mëdha që shoh është kur gratë priren të përziejnë hijet e syve shumë lart mbi rrudhat e tyre”, thotë ekspertja Greenberg. “Tonet  e shndritshme të syve mund të nxjerrin në pah çdo rrudhë, kështu që unë prirem ta vendos atë në zona që nuk keni shumë rrudha”.

-Po, ju mund të theksoni sytë në pjesën e brendshme ashtu si edhe mollëzat tuaja. Greenberg thotë se asaj i pëlqen të shtojë edhe pak shkëlqim në këtë zonë të syrit. Merrni për shembull foton më poshtë:

-Smokey eye: Por jo ai që po mendoni me ngjyra ose tonalitete të errëta. Në moshën 40 vjeçare ideale do të ishte me ngjyra të hapura si më poshtë:

-Gjithashtu kur bëni një “Cat eye” mos e dramatizoni shumë, pra mos e zgjasin fundin e penelit si më parë. Duhet thjesht të konturoni sytë tuaj por jo ta ekzagjeroni.

-Ruani balancën: Çelësi është që të ekuilibroni shikimin e syve me pjesën tjetër të fytyrës, “thotë Greenberg. Përveç shtimit të disa qerpikëve individualë, ajo rekomandon që të theksoni faqet me një skuqje të lehtë.