Sporti

Rregulla të reja në Shqipëri / Skuadrat lëvizin ndaras, kush i afrohet gjyqtarit, ndëshkohet

05/30/2020 22:45
nga:M K

Ashtu si në Kosovë, edhe në Shqipëri, futbolli rikthehet këtë mesjavë, përveçse në jug të kufirit do të jenë në program ndeshjet e kampionatit, kurse këndej ato të DigitAlb Kupës.

Gjithsesi, pak para fillimit të pjesë së mbetur të kampionatit, Panorama ka mësuar rregullat e reja që pritet të vendosen nga autoritetet e federatës, përcjell GazetaBlic.

Dy nga këto rregulla kanë të bëjnë me hyrje-daljen e skuadrave, e cila duket të jetë vendosur të bëhet ndaras. Pra, gjyqtari do të vendos se cila nga to do të hyjë e para brenda fushës, e njëjtë edhe pas mbarimit të ndeshjes.

Një rregull tjetër ka të bëjë me distancën obligative të lojtarëve ndaj gjyqtarit.

Ai që u afrohet ndonjërit prej mantelverdhëve, do të ndëshkohet. Fotografitë para ndeshjeve gjithashtu janë të ndaluara.

/GazetaBlic/

08/02/2020 16:32

123 raste të reja e 5 të vdekur nga koronavirusi, në Shqipëri