Në një rrëfim ndryshe, të padëgjuar më parë rreth jetës personale, punën së suksesshme në fushën e biznesit, jetës në vendlindjen, vjen për dokumentarin “Expose” afaristi i njohur, Ramiz Kelemendi.
Kelmendi tregon se gjithë jetën e tij së bashku me familjen e ka kaluar në qytetin e Pejës, me përjashtim të një periudhe 3-vjeçare në vegjëli kur shkuan në një fshat afër Prizrenit .
Ai tregon se bashkëshortja e tij ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në përkujdesjen për fëmijët dhe familjen duke qenë se ai ka qenë më i angazhuar në fushën e biznesit.
“Unë kam lindë në fshatin ‘Bllogajë, pjesën e parë të jetës e kam bërë në Haxhaj, Rugovë, diku deri në moshën 3-vjeçare.Babai ka qenë edhe drejtor shkolle edhe arsimtar në fshatin Haxhaj. Pas aty kam shku në ‘Nashec’ një fshat i njohur afër Prizrenit, përsëri babai ka qenë edhe drejtor edhe arsimtar ku është shkolluar edhe për vete për me fitu shkollën e lartë pedagogjike. Aty kam qëndru 3 vite dhe pastaj pas përfundimit të studimeve të babait jemi kthy në Pejë dhe prej atij viti deri më sot ne jetojmë në Pejë.Jam feju në vitin 78 dhe jam martu në vitin 1981. I kemi 3 vajza edhe një djalë. Unë jam parimor, kam qëndrim të zhvillimit të avancimit maksimal të familjes, të ruajtes dhe zhvillimit të trungut familjar, të mbështetjes dhe motivimit për të shku përpara me arsimim. Jam edhe bashkëshort i mirë por zakonisht në jetën bashkëshortore jetën e mirë e bëjnë edhe burri edhe gruaja, në këtë rast bashkëshortja ime ka ndihmu jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e mëtutjeshëm për arsye se unë kam qenë pak më shumë i angazhuar rreth biznesit. Ajo e ka luajtur rolin e mbështetjes profesionale edhe nga shtëpia por edhe rritjes dhe edukimit të fëmijëve dhe nipave tani në vazhdimësi” tha Kelmendi për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.
Kelmendi na tregon se cila nga fëmijët ka trashëguar më shumë tiparet e tij.
Ai thotë se s’ka dëshiruar asnjëherë të jetë prind i rreptë, por ka preferuar të vendosë disa kufizime.
“Shumica kanë disa tipare të segmentuara të miat që i kanë ndoshta më profesionale se unë, ndihna mirë, por gjithmonë tentoj që edhe pjesë të tjera që nuk i kanë trashëguar ashtu siç unë dua, sepse kisha pas dëshirë që çdo fëmij i imi të jetë edhe më i mirë se unë. Prindi më së shumti gëzohet po qe se fëmija është më i mirë se ai. Prandaj kam tentu në vazhdimësi por jo duke e imponuar sepse kam parim që fëmija të rritet, zhvillohet në këmbët e veta, por duke i qitur disa kufizime të cilat ai fare nuk i vëren që ekzistojnë në mënyrë që mos me pas fëmijë ‘që pas shkuarjes time me iu duke që u çliruam nga një prind që nuk i ka lejuar të bëjnë atë që duan’ tha Kelmendi për dokumentarin ‘Expose’.