BLIC.TV

Rrëfime të pacientëve të prekur me COVID-19, që po trajtohen në Klinikën Infektive

07/17/2020 23:07
nga:A. R.

“Expose” prodhim i Gazeta Blic, ka prodhuar dokumentarin e radhës lidhur me virusin COVID-19.

Në këtë dokumentar janë sjellur pamje ekskluzive brenda Klinikës Infektive, ku kanë dhënë rrëfimet e tyre shumë pacientë me koronavirus.

Një pacient i shtrirë në Klinikën Infektive, teksa ka folur për Gazeta Blic, ka bërë thirrje tek qytetarët që të kenë kujdes ndaj koronavirusit.

Ai ka rrëfyer dhimbjet që ia shkaktoi kjo sëmundje, duke thënë se: koronavirusi po ekzistojke.

“Unë po ju them të gjithëve që të ruhen sepse koronavirusi po ekzistojka”, ka thënë ndër të tjera ky pacient.

Blic InterView Speciale – E vërteta për Covid-19

Blic InterView Speciale – E vërteta për Covid-19

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 17 juillet 2020

Gjithashtu, janë sjellur edhe rrëfime nga pacientë të tjerë brenda Klinikës Infektive.

Ata kanë bërë apel tek qytetarët të cilët besojnë se COVID-19 nuk ekziston, të ndryshojnë mendim.

Po ashtu, kanë bërë thirrje tek të gjithë që të ruhen nga ky virus, sidomos familjarët e moshuar dhe ata që kanë probleme tjera shëndetësore.

Blic InterView Speciale – E vërteta për Covid-19

Blic InterView Speciale – E vërteta për Covid-19

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 17 juillet 2020