Lajme

Rrëfehen Atdhe Arifi e Egzon Haliti, si ishte raporti me Frashër Krasniqin

02/27/2018 17:54
nga:A. R.

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, kanë folur për KALLXO.com pas lirimit të tyre nga paraburgimi dhe vendimit të Gjykatës së Apelit për ta kthyer çështjen e tyre në rigjykim.

Ata besojnë se në fund të këtij rigjykimi do të shpallen të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Të akuzuarit Arifi e Egzon Haliti gjatë qëndrimit në paraburgim kanë qenë në të njëjtën qeli me të akuzuarin tjetër, Frashër Krasniqi.

Por ata thanë se asnjëherë nuk kanë diskutuar me deputetin Krasniqi në lidhje me problemet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak se qëndrimet e palëve në këtë rast tashmë kanë qenë të ditura.

Sipas tyre, diskutimet kanë qenë për rutinën ditore në burg, por jo për çështjet e Vetëvendosjes apo dorëheqjen e Frashër Krasniqit nga kryesia e partisë, për të cilën Atdhe Arifi thotë se e ka kuptuar vetëm nga lajmet të cilat i ka parë në televizorin që e kanë pasur në qeli.

Edhe Arifi edhe Haliti e kanë konfirmuar se Albin Kurti nuk i ka vizituar gjatë kohës sa kanë qenë në paraburgim, por ata e arsyetojnë këtë me faktin se vet Kurti ka pasur një proces gjyqësor dhe pas daljes nga paraburgimi  pasi që, sipas tyre, atij i është dashur të merret me çështjet e brendshme të partisë.

Ndërsa  kanë konfirmuar se në listën me emrat e atyre që këta kanë propozuar t’i takojnë nuk i kanë futur asnjëherë ish kryetarin Visar Ymeri dhe ish sekretarin Dardan Molliqaj, për shkak të dallimeve politike.

Trajtimi në burg, sipas tyre, ka qenë i mirë, mirëpo siç e thonë ata kushtet nuk kanë qenë aspak të mira.

Gjykata e Apelit ditën e djeshme vendosi për ta kthyer në rigjykim rastin e aktivistëve të Vetëvendosjes.

12/04/2019 17:10

Një delegacion i BE-së takohen me Kurtin, interesohen për rrjedhën e bisedimeve me LDK-në