Sporti

Rrahmani optimist: Do të kualifikohemi në Ligën B

03/22/2025 08:23
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, është shprehur optimist se Dardanët në Murcia do ta sigurojnë kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Kosova të dielën në Murcia do të luajë ndeshjen kthyese të Play-off-it kundër Islandës.

Kombëtarja jonë të enjten mbrëma mundi skuadrën islandeze (2-1) në ‘Fadil Vokrri’, duke bërë hapin e parë në garën për kalimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Ndeshja e djeshme ka qenë shumë mirë e planifikuar nga ne. Po besoj se me meritë e kemi arritur këtë rezultat”, ka thënë Rrahmani.

“Besoj që edhe në ndeshjen e dytë do ta bëjmë më të mirën dhe të kualifikohemi në Ligën B ku është edhe synimi jonë. Shpresoj që ta arrijmë këtë qëllim. Të gjithë janë të gëzuar për momentin dhe shpresoj që të vazhdojmë edhe të dielën”, ka pohuar Rrahmani.