Napoli ka shkëlqyer dje ndaj Bolognas, duke triumfuar me rezultat 3 me 0.
Skuadra e Spallettit arriti fitoren dhe vazhdon të kryesoj renditjen tabelare në Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.
Amir Rrahmani luajti 90 minuta në këtë takim, duke treguar paraqitje fantastike. Kapiteni i Kosovës ishte pothuajse i pakalueshëm në mbrojtje.
Rrahmani për ‘DAZN’ foli për sekretin e mbrojtjes së Napolit dhe mundësinë për të fituar ‘Scudetton’.
“Gjithmonë e kam thënë se sekreti i mbrojtjes sonë është puna e gjithë skuadrës”.
“Nëse të gjithë i japim dorën njëri-tjetrit për ne mbrojtësit është më e lehtë, edhe sulmuesit po na ndihmojnë”.
“Kemi një skuadër shumë të fortë në dispozicion, kemi futbollistë që ndryshojnë lojën nga pankina, pesë zëvendësime janë faktor i rëndësishëm për ne”.
Rrahmani gjithashtu foli për mundësinë që Napoli të fitojë titullin në fund, pasi prijnë në tabelë momentalisht.
“Është herët të flasim për titull, kanë kaluar vetëm 10 ndeshje, duhet ti marrëm ndeshjet një nga një, të gjitha ndeshjet janë të komplikuara. Tani të gjitha ekipet do të luajnë më ashpër ndaj ndeshes duke ditur mënyrën tonë të lojës”, tha Rrahmani.
/GazetaBlic Sport/


