Sporti

Rrahmani dhe Krasniqi në stol, Sparta Pragë kërkon ‘vulën’ e kualifkimit në Ligën e Kampionëve

08/27/2024 19:56
nga:Mergim Rreci

Sparta Prague dhe Malmo përballen sonte në ndeshjen kthyese të Play Off-it në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e parë, skuadra çeke triumfoi me rezultat 2 me 0 dhe tashmë është shumë pranë kualifikimit në kompeticionin më të madh evropian për klube, shkruan GazetaBlic Sport.

Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi nuk do të jenë titullarë në këtë takim, me dyshen kosovare që e nisin ndeshjen nga stoli.

Ky takim fillon nga ora 21:00.