Lajme

Rrahman Rama shpallet “Qytetar Nderi i Mitrovicës” (VIDEO)

06/30/2017 21:06
nga:A. R.

Ushtarët e Zonës Operative të Shalës u komanduan nga Rrahman Rama.

E eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u pa aktiv edhe në ditët e para të çlirimit duke kontribuuar në qetësimin e tensioneve ndëretnike në Mitrovicë.

Ndërkohë, në vendin e lirë, nuk e zhveshi kurrë uniformën ushtarake, duke arritur në krye të forcës që synon të bëhet ushtri e vendit.

Për gjithë këto merita, komandanti aktual i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama u shpall edhe qytetar nderi në Mitrovicë.

Vet Rama, çmimin ua dedikoi familjes së tij, e gjithë qytetarëve të Kosovës.