Rrahman Rama, kandidati me numër 7 nga Partia Demokratike e Kosovës, zhvilloi sonte një takim mbresëlënës me banorët e Bairit në Mitrovicë.
“Takim i jashtëzakonshëm sonte në Bair të Mitrovicës, ku banorët treguan mbështetje dhe vizion për një të ardhme më të mirë. Së bashku me kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza, drejt një të ardhme #mamirë,” deklaroi Rama.
Gjatë takimit, Rama dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, shprehën vendosmërinë e tyre për të punuar bashkërisht drejt një vizioni që garanton përparim dhe zhvillim për të gjithë qytetarët.
#Rr7
#PDK131