Lajme

Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, flet Policia

04/30/2019 20:19
nga:A. R.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të rinj janë goditur sot me mjete të forta, nga disa persona të dyshuar, gjatë një përleshje që ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Pejë.

Policia njofton se patrullat policore menjëherë iu kanë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes kanë takuar dy viktima, të cilët menjëherë me auto ambulancë janë bartur ne urgjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

“Viktima të këtij rasti janë shtetasit E.H. viti i lindjes 2001 nga Peja, i cili sipas mjekut kujdestar ka pësuar plagë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, me mjete të mprehta, dyshohet thikë. I njëjti pas tretmanit mjekësor është i shtrirë në Repartin Kirurgjik dhe gjendja e tij sipas mjekëve për momentin është stabile.

Viktima tjetër është S.U. i lindur me 2002 i cili e ka një lëndim nga mjeti i fortë në koke, pas tretmanit mjekësor është liruar nga spitali.

Hetuesit policor janë duke punuar intenzivishtë në koordinim të plotë edhe me prokurorin e shtetit, për të identifikuar dhe arrestuar kryesit e mundshëm të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

09/16/2019 10:58

Thyhen zyret e stadiumit të njohur kosovar!