Cool

Rrahje e paparë mes dy grave në një tren, shkaku i një Sandviçi

08/31/2018 13:03
nga:FL.B

Ky është momenti kur një vajzë është rrahur brutalisht nga një grua e cila e ka akuzuar atë se ia ka gjuajtur sandviçin asaj derisa po ktheheshin nga Karnavali i Notting Hillit, shkruan DailyMail, përcjellë GazetaBlic.

Incidenti ka ndodhur në një tren derisa po udhëtonin nga Londra për në Brimingham natën e së hënës.

Viktima dhe burri që po e shoqëronte po qëndronin afër një gruaje e cila i pyeti çiftin nëse ata po hanin ushqim me të.

Kur ata e mohuan se po bënin një gjë të tillë, ajo u tha atyre: “Mos më shtyni ta heq parukën , e t’u grushtoj“.

Një video e cila është bërë publike në Facebook e që menjëherë është bërë virale, paraqet gruan e dhunshme e cila grushton pa ndalë një vajzë si dhe një më pas shihet edhe një burrë tjetër i cili i vije në ndihmë duke e rrëzuar për tokë edhe viktimën e dytë.

Një praj viktimave të dyshuara, – një vajzë e veshur me këmishë me ngjyrë ananasi – mundohet përsëri të i tregojë gruas.

Më pas në video shihet se si gruaja e heq parukën e saj dhe nisë ta grushtojë atë në fytyrë, përcjellë GazetaBlic.

Pastaj ndërhyrë edhe burri e që të dy si çift mundohen ta largojnë gruan e cila po ushtronte dhunë e në atë kohë intervenon edhe një djalë.

Ai shihet të grushtojë personin tjetër të cilin e godet në kokë e më pas e rrëzon përtokë.

Kjo nuk mbaron me kaq e siç duket një çift u ndje jo komod saqë u çuan nga vendi ku po qëndronin, derisa prapa tyre po ushtohej dhunë.

Kjo rrahje ka zgjatur deri atëherë kur një pasagjer që rrinte pak para tyre u çua dhe u fut në mes për t’i ndarë.

Policia thanë se ata ishin në dijeni për rrahjen por pohuan se nuk kishin bërë asnjë arrestim. / © DailyMail – GazetaBlic /

05/06/2019 08:45

Dasma kthehet në arenë boksi, nxirren armët, plas grushti e përplasen karriget