Sporti

Rrahim Pacolli po mundohet ta shpëtojë klubin e Hajvalisë

01/25/2018 22:35
nga:Lorik J

Ditë më parë u larguan nga garat, por ja çfarë po ndodh tani me Hajvalinë.

Kampioni i Kosovës në konkurrencën e femrave, Hajvalia do t’i vazhdojë garat në Superligën e Kosovës.

Ndonëse drejtuesit e klubit ditë më parë njoftuan për tërëheqjen nga garat për shkak të problemeve me financa, Hajvalia megjithatë do ta rrokullisë topin në pranverë.

Është zyrtari i AKR-së, Rrahim Pacolli, i cili ka marrë përsipër që të gjejë një zgjidhje për t’i kryer obligimet për stafin teknik dhe futbollistëve në katër muajt e ardhshëm, njofton Tribuna Chanel.

Hajvalia është lider në Superligën e femrave me pikë të barabarta me Mitrovicën.

12/17/2018 00:16

Pas Haradinajt, edhe Bërnabiq shkon në Bruksel