Lajme

Rrahen policët dhe u shqyhen uniformat

04/10/2018 11:09
nga:A. R.

Dje në mesditë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë janë arrestuar katër persona, pasi që nuk kishin përfillur zyrtarët policorë.

Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë rezistuar, duke i sulmuar policët të cilëve ua kanë shqyer edhe uniformat, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit tre prej të dyshuarve janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq njëri është dërguar në mbajtje.

05/06/2019 08:45

Dasma kthehet në arenë boksi, nxirren armët, plas grushti e përplasen karriget