Showtime

Roza Lati kujton kohën kur ishte në lidhje dashurie me Stine-n

08/08/2020 09:57
nga:L I

Roza Lati ka treguar se ndonëse ka qenë në një lidhje dashurie me këngëtarin Stine, sot gëzojnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net.

Madje reperei Stine i kishte kushtuar moderatores këngën ‘Ishe ti’.

Ndërsa orë më parë, Lati ka treguar se dhe një projekt tjetër muzikor ka qenë i dedikuar për të.

“Dhe projektet muzikore që kanë një histori personale, nuk vdesin kurrë. Tamam tamam kjo është kënga ime”, ka shkruar Roza krah videove në makinë ku duket se po dëgjon këngën “Pa ty s’ndihem mirë” nga Stine.