Showtime

Roza Lati flet për herë të parë për ndarjen nga i dashuri: E kam dashur shumë ..

02/18/2020 09:00
nga:L I

Mbrëmjen e djeshme moderatorja Roza Lati në emisionin e saj “Why Not” vendosi te ulej në kolltukun e të ftuarës, pasi emisioni këtë herë u drejtua nga Kelvi Kadilli.

Roza foli dhe për lidhjen e saj të dashurisë me një djalë nga Mirdita.

Kohë më parë ishte vetë Roza ajo e cila e bëri publike romancën e saj duke publikuar nje foto ku shihej duke u puthur me të, por fytyrën nuk e tregoi.

Gjithashtu Roza tregoi se ajo dhe Arbri kishin bërë një pakt që lidhjen do e bënin publike pasi ajo të puthte Feron në emision.

Sa i përket ndarjes Roza zbuloi se largësia ishte shkak që ata i dhanë fund pasi djali u shpërngul jashtë vendit. “Me gjithë respektin unë jam mirënjohëse për kohën që kam kaluar me një person sepse i kam dedikuar kohën time dhe për mua luksi më i madh është koha. Kështu që unë i kam dedikuar gjënë timë më të shtrenjtë. Normalisht ka kaluar shumë kohë, unë nuk jam më me djalin. Rastisi që jeta e secilit të marrë drejtime të ndryshme.Djalit i duhej të lëvizte jashtë shtetit. Ka një jetë tjetër për të bërë jashtë Shqipërie, lidhja në distancë ka peripecitë e veta. Edhe Adrola Dushi ka qenë e ulur këtu ku jam ulur unë tani dhe tha që lidhjet në distancë janë katastrofë, kështu që unë i bashkohem mendimit të saj.

Këtë person unë vërtet e kam dashur shumë. E bëra pakt me të, i thashë që do e bëj publike marrëdhënien tonë pasi unë të bëj këtë skandalin (puthjen me Feron në emision). Skandalet e mia mediatike nuk i bëj pa i llogaritur mirë gjërat. Kur putha artistin në studio i lashë një javë të ziheshin si tenxhere me presion të gjithë “ka a s’ka diçka”, e lashë që lajmi nga studio e RTV Ora të kapërcente male e oqeane dhe pasi e bëri 360 gradë globin ky lajm, unë bëra publike marrëdhënien time sentimentale që unë kisha një vit me të.”

Rikujtojmë se kjo është lidhja e parë që pas ndarjes me Stinen që Roza Lati e bën publike.