Drejtori i Përgjithshëm i Gjyqtarëve të UEFA-s, Roberto Rosetti, u takua me mediat në Futboll Arena në Monaco, menjëherë pasi njoftoi emërimin e gjyqtarit francez Clement Turpin për ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian:
“Këta janë gjyqtarët më të mirë në botë”, tha Rosetti, siç raportohet nga Uefa.com.
“Në këtë renditje, niveli është më i mirë se në EURO 2020 dhe ne jemi super të lumtur për këtë. Kemi ndjekur vetëm një kriter: cilësinë”.
Përpara fillimit të turneut, Rosetti dhe anëtarë të tjerë të Komitetit të Gjyqtarëve të UEFA-s vizituan 24 bazat stërvitore të ekipeve për të paraqitur dhe diskutuar një sërë udhëzimesh specifike për turneun. Të mërkurën, Rosetti e zgjeroi prezantimin edhe në mediat evropiane.
Ndër temat kryesore të trajtuara gjatë këtyre takimeve, theks i veçantë u vu tek komunikimi në fushë dhe respekti ndaj gjyqtarëve, me qëllim promovimin e një imazhi pozitiv të futbollit tek lojtarët e rinj dhe tifozët.
/GazetaBlic Sport