Showtime

Ronela Hajati kujton babain në 7 vjetorin e vdekjes

03/28/2020 12:03
nga:L I

Sot janë bërë shtatë vite që kur babai i Ronela Hajatit ndërroi jetë, shkruan GazetaBlic.

Për këngëtarën humbja e babait, edhe kane kaluar kaq vite, është ende e pabesueshme.

Ajo e ka kujtuar atë përmes një fotografie ndërsa i ka bërë dhe një dedikim.

“7 vite më parë, kjo duket ende e pabesueshme! Kam folur gjithmone per ty busho! Ajo cka ngelet ne zemer eshte e papershkrueshme…”, ka shkruar Ronela.

Në jetën profesionale, këngëtarja një muaj më parë lansoi dy projekte “Pare” dhe “Gënjeshtar” të realizuara në një klip të vetëm.

/GazetaBlic