Sporti

Ronalidnho: E dua këtë lojtar tek Barcelona

11/14/2017 18:09
nga:Y.K

Ish reprezentuesi i Brazilit Ronaldinho ka deklaruar edhe një herë që dëshiron ta shohë tek ish ekipi i tij Barcelona patriotin e tij Coutinho.

Ambasadori i Barcelonës ka thënë Coutinho do t`i përshtatej mirë stilit të lojës të cilin e aplikon skuadra e trajnerit Valverde, transmeton Gazeta Blic

“Do të isha shumë i lumtur të shoh një lojtar aq të talentuar duke veshur fanellën që unë kam veshur për shumë vite”, ka thënë Ronaldinho.

“Besoj që mënyra se si ai luan i përshtatet shumë Barcelonës dhe do të isha shumë i kënaqur për të parë një lojtar aq të talentuar duke veshur fanellën”

“Më pëlqen mënyra që Coutinho luan dhe lloji i futbollit që ai ofron. Këto lloj kualitete shpresoj t’i ndihmojnë Brazilit për të fituar Kampionatin e ardhshëm Botëror” ka përfunduar legjenda e Barcelonës.

Kujtojmë që Coutinho ishte kërkuar me ngul nga skuadra e Barcelonës në merkaton e verës, por drejtuesit e skuadrës angleze Liverpool patën vendosur për të mos e shitur “magjikun” e tyre./Gazetablic.com

 

 

11/21/2017 10:43

Ozil – Barcelona, vjen vendimi i madh nga Arsenal