Sporti

Ronaldo vjen me një statistikë të tmerrshme në La Liga

01/13/2018 19:34
nga:Lorik J

Skuadra e Real Madridit po zhvillon paraqitje negative këtë edicion.

Forma e dobët e Cristiano Ronaldos ka ndikuar shumë në paraqitjet e Realit këtë edicion, shkruan GazetaBlic.

Skuadra e Zidane ka humbur sot në takimin ndaj Villarreal me rezultatin minimal 0-1.

Edhe në këtë ndeshje, Ronaldo zhvilloi paraqitje të dobët, ku u notua me 6.6.

Por kjo nuk është e tëra, sepse Ronaldo ka shënuar 4 gola në La Liga këtë sezon nga 110 goditje, statistikë kjo që nuk i pëlqen aspak tifozëve madrilenë./GazetaBlic/

01/15/2018 20:02

LAJMI I FUNDIT: Ylli i Real Madridit shumë pranë transferimit në Juventus