Sporti

Ronaldo trajtohet si ‘mbret’, merr dhuratë një orë të punuar nga ari i bardhë me vlerë prej 800 mijë euro

01/26/2023 11:48
nga:E K

Cristiano Ronaldo nuk arriti të vazhdonte karrierën e tij në Evropë dhe së fundi u transferua në Arabinë Saudite, ku nënshkroi një kontratë me Al Nassr.

Rreth 200 milionë euro do të mbërrijnë në llogarinë e tij këtë vit kur pagës i shtohen edhe shumat që do të marrë nga të drejtat e marketingut, përcjell GazetaBlic Sport.

Përveç kontratës që do të rrisë pasurinë e tij të madhe, ylli portugez ka marrë edhe një dhuratë të veçantë për nënshkrimin e kontratës me klubin. Prodhuesi i orëve luksoze Jacob & Co bëri një orë dore për të, e cila lidhet ngushtë me transferimin e tij në Al Nassr. Quhet Caviar Flying Tourbillon Tsavorite.

E krijuar posaçërisht për Ronaldon nga ari i bardhë, një seri gurësh të çmuar dhe gjysmë të çmuar dhe një byzylyk i bërë nga lëkura e aligatorit, ora nuk është në dispozicion për shitje, por vlerësohet se do të arrinte një çmim prej rreth 800,000 euro në tregu. Ngjyra jeshile i bën prezanton ngjyrën që dominon në flamurin e Arabisë Saudite.

/GazetaBlic Sport/