Sporti

Ronaldo synon trofeun e 31 në karrierë

06/17/2020 13:07
nga:M K

Ronaldo është afër trofeut të 31 në karrierë.

Portugezi bashkë me skuadrën e tij, Juventus, sonte luan në finale të kupës së Italisë përballë Napolit, përcjell GazetaBlic.

Bianconerët siguruan finalen e madhe pasi në gjysmëfinale eliminuan kuq e zinjtë e Stefano Piolit.

Juve, llogarit favorit, megjithëse nuk pritet të lehtë përballë Napolit, që këtë kompeticion e sheh si shpëtim të sezonit.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë, përveç synimeve ekipore, padyshim se do të ëndërrojë ta plotësojë sirtarin e tij.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sonte me fillim nga ora 21:00, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale.

/GazetaBlic/

08/07/2020 23:20

Ronaldo nuk do të jetë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas plotë 10 vjetësh