Sporti

Ronaldo synon largimin nga Juventusi, dy opsionet kryesore për të ndryshuar ambient

03/25/2020 10:25
nga:M K

Nëse nuk do të ketë sukses në Ligën e Kampionëve me Juventusin, sipas të gjitha gjasave do të largohet.

Në fakt largimi i tij nga “Allianz” ka qenë i projektuar edhe më herët, për shkak të problemeve të shumta brenda skuadrës bianconere, me ç’rast kanë detyruar Sarrin që të kërkojë ndihmë për të rregulluar situatën brenda kampit, përcjell GazetaBlic.

Së fundi është “DIARIO Gol” që shkruan se portugezi synon largimin nga Torino, me dy opsione të mundshme për të ndryshuar ambient.

I pari mbetet Manchester United. Përfaqësuesi i “Seleçao” do të dëshironte që t’i kthente ditët e lavdishme në “Old Trafford”, por gjithçka do të varet nga kualifikimi ose jo në Ligën e Kampionëve i “Djajve të Kuq”.

Opsioni më i mundshëm është ai PSG. Francezët do ta rritnin edhe më shumë namin e klubit me transferimin e fituesit të pes-fishtë të “Topit të Artë”, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat merkaton e verës.

/GazetaBlic/

04/04/2020 08:30

Juventus-CR7, një mesazh misterioz tremb “Zonjën e Vjetër”