Sporti

Ronaldo synon kreun e shtëpisë së futbollit brazilian

11/18/2024 17:30
nga:E K

Ronaldo aktualisht është pronar i Valladolidit dhe nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij që një ditë të marrë drejtimin e Federatës braziliane të Futbollit.

Legjenda e futbollit tani po synon e kreut të Federatës braziliane të Futbollit. Sulmuesi legjendar, fituesi më i ri i “Topit të artë”, do të garojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm dhe plani i tij është të marrë Pep Guardiolën si selektor të ri të Brazilit.

Megjithatë, ai ka një rrugë të gjatë dhe të pasigurt drejt presidencës. Për të filluar, ai duhet të marrë mbështetje me shkrim nga katër shoqata kombëtare dhe katër klube në Serien A dhe/ose B.

Presidenti i ri do të vendoset nga drejtuesit e 27 shoqatave shtetërore dhe 40 klubeve nga dy divizionet kryesore të futbollit brazilian.

Konkurrenca më e madhe e Ronaldos, do të jetë presidenti aktual Ednaldo Rodrigues, i cili shpalli një kandidaturë të re dhe ndikimi i të cilit është i konsiderueshëm.