Sporti

Ronaldo rikthehet në Madrid?

07/14/2018 08:37
nga:Lorik J

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Madrid, por vetëm për t’i dhënë fund gjërave personale, para se të zhvendoset në Torino për të jetuar.

Ronaldo ka përfunduar pushimet e tij në Greqi dhe është kthyer përsëri në kryeqytetin spanjoll, ku do të mbledhë disa gjëra personale dhe do të zgjidhë disa çështje personale gjatë fundjavës, shkruajnë mediat italiane, përcjell GazetaBlic.

33-vjeçari gjithashtu do të shfrytëzojë udhëtimin për t’u përshëndetur me shokët e tij të Real Madridit, para se të niset për në Torino.

Ronaldo do të prezantohet në Juventus të hënën me fillim nga ora 18:30. Sulmuesi portugez do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me ‘Bianconerët’. Supozohet se Ronaldo do të fitojë 30 milionë euro në sezon.

/GazetaBlic/

09/20/2018 23:56

Ronaldo do të luajë kundër Manchester United?