Sporti

Ronaldo: Nuk kam asgjë kundër Rodrit, mirëpo Viniciusi e meritoi Topin e Artë

12/07/2024 09:10
nga:E K

Legjenda braziliane, Ronaldo ka folur së fundi në një intervistë për “Marca”.

Braziliani, u pyet dhe për Topin e Artë të këtij viti, ku ishte i nominuar bashkëvendasi i tij, Vinicius Jr në të cilin nuk arriti të fitonte.

Nuk kam asgjë kundër Rodrit… por Vinicius Jr e meritonte të ishte Topi i Artë 2024”. “Vini ishte ai që duhej të fitonte”, tha Ronaldo.

Vinicius Jr, kujtojmë që zuri vendin e dytë në garën për “Topin e Artë” të këtij viti, duke u mposhtur nga mesfushori i Manchester Cityt, Rodri.