Sporti

Ronaldo nuk do të jetë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas plotë 10 vjetësh

08/07/2020 23:20
nga:M K

Për herë të parë pas 10 vitesh, Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Hera e fundit kur portugezi nuk ishte në këtë fazë, po luhej edicioni 2009/2010, e atëbotë Real Madridi eliminohej pikërisht nga Lyoni, përcjell GazetaBlic.

Juventusi mposhti ekipin francez, por pamjaftueshëm, pasi goli i shënuar si mysafir nga Lyoni, e dërgoi tutje këtë të fundit.

Në ndeshjen e parë, skuadra nga “Stade de Lyonnais” fitoi 1-0, me çka i mjaftoi edhe disfata e sotme 2-1.

Në çerekfinale, Lyon do të ketë punë edhe më të vështirë, pasi do të luajë ndaj Manchester Cityt, që eliminoi Realin e Madridit.

/GazetaBlic/

08/28/2020 17:23

Federer dhe Nadal mungojnë në “US Open”