Sporti

Ronaldo mungon ndaj Cagliarit?

07/28/2020 15:12
nga:M K

Cristiano Ronaldo pritet të mungojë në ndeshjen që Juventusi e zhvillon nesër ndaj Cagliarit.

Kështu të paktën shkruan “La Gazzeta Dello Sport”, që thonë se portugezi pritet të pushojë dhe mos të marrë rrugë drejt Sardenias, përcjell GazetaBlic.

Në fundjavë, Juve e mposhti Sampdorian, për t’u shpalllur edhe zyrtarisht kampion i Italisë, për herë të nëntë radhazi.

Momentalisht, klubi ka vendosur kështu, duke parë ndoshta edhe gjasat e vogla që fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë” ta arrijë kuotën e golave të Immobiles.

Italiani aktualisht ka shënuar 35 gola, andaj duket se edhe kampioni i Evropës me Portugalinë është dorëzuar.

Gjatë ditës mund të kemi edhe konfrimimin zyrtar për mungesën e tij në takimin që zhvillohet nesër.

/GazetaBlic/

08/28/2020 17:23

Federer dhe Nadal mungojnë në “US Open”