Sporti

Ronaldo: Messi është fantastik …

08/13/2019 20:14
nga:M K

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, ka dhënë disa komente lidhur me ‘rivalin’ e tij, Lionel Messi.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dyshja që bëjnë pjesë në debatin më të madh në futboll, pra në dilemën për lojtarin më të mirë në histori.

Në secilën nga deklaratat e tyre, dyshja janë treguar gjithmonë të matur, duke mos nënvlerësuar njëri tjetrin.

Një deklaratë e tillë ishte edhe e fundit nga Ronaldo, ku ka cilësuar Messin si lojtar të jashtëzakonshëm.

“Messi është lojtar i jashtëzakonshëm. Ai do të mbahet mend jo vetëm për ‘Topat e Artë’, por për atë se si u ngrit secilin sezon, njësoj si unë” citohet të ketë thënë Ronaldo, nga ‘Squawka’.

Dyshja po përgatiten për fillimin e edicionit të ri, me Messin që pritet të mungojë në ndeshjen hapëse të La Liga, faji i një lëndimi.

10/18/2019 23:08

Cristiano Ronaldo fiton më shumë nga Instagrami sesa nga paga e tij në Juventus