Sporti

Ronaldo mbetet në Juventus!

04/25/2020 10:38
nga:M K

Sipas të gjitha gjasave, portugezi Ronaldo do të mbetet në Juventus.

Kështu të paktën raporton “Tuttusport”, që konfirmon se fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë” dto të jetë edhe më tutje pjesë e bianconerëve, përcjell GazetaBlic.

Edhe pse emri i tij u lakua goxha së fundi, ku flitej për një largim, për shkak të xhelozisë së theksuar në dhomat e zhveshjes te Juve, duke parë trajtimin prej princi ndaj yllit, duket se një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

Kjo pasi lojtari gëzon raporte tejet të mira me drejtuesit e klubit, dhe dëshiron që kontratën e mbetur, edhe dy vite, ta respektojë në maksimum.

Ai asnjëherë nuk e ka llogaritur një transferim eventual në PSG, teksa po përgatitet maksimalisht për t’u rikthyer më i fortë se kurrë në pjesën e mbetur të edicionit, gjithmonë nëse do të luhet.

/GazetaBlic/

06/26/2020 23:55

A është “huqja” e karrierës kjo për Ronaldon?